Nuk publikuan asnjë foto të vajzës, Bes Kallaku tregon arsyen

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj vitin e kaluar u bënë prindër të një vajze.

ShowBiz

20/04/2019 21:20

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ani pse fytyra publike, kanë vendosur që vajzën ta mbajnë larg syrit të medies, shkruan lajmi.net.

Ata nuk kanë publikuar asnjë fotografi të Ajkës në rrjete sociale, arsyen e kësaj e tregoi vetë Besi në një intervistë për “Thumb”, i cili tha se nuk mund ta bëjnë të famshëm fëmijën e tyre vetëm pse ata janë të famshëm.

“Nuk e kemi mbajtur larg për çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim, sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne është marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë. Fëmija im ka kohë të rritet dhe të vendosë vetë për veten e tij”, tha ai.

Madje shtoi se ka raste kur kanë shumë dëshirë që ndonjë foto të Ajkës ta hedhin në rrjete sociale.

“Ndonjëherë i bëjmë ndonjë foto të bukur dhe themi ‘ahh sikur ta hidhnim këtë në Instagram, sa bukur ka dalë’. Por Ajka ka kohë të rritet, ka nevojë të marrë nga natyra të gjithë pjesën që i takon”, shtoi ai. /Lajmi.net/