Nuk posedonte dokumentin e transportit, ndalohet i dyshuari që po transportonte 25 gjedhe në Gjilan

Njësitë policore në Gjilan kanë ndaluar kamionin me targa vendore të cilin ishte duke e drejtuar një person i dyshimtë.

Lajme

18/05/2022 09:34

Gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari në kamion kishte qenë duke i transportuar 25 gjedhe për të cilat nuk posedonte dokumentin e transportit dhe dezinfektimit të kamionit, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i AUV-it dhe gjatë verifikimit një gjedh ka rezultuar se nuk posedonte numër matrikulues.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i janë liruar kamioni me 24 copë gjedhe, ndërsa një gjedh i konfiskohet dhe dërgohet në terminalin doganor.

Rasti shkon në procedurë hetimore./Lajmi.net/