Nuk po gjen hapësira te Juventus, ylli italian në verë transferohet te Milan

AC Milan u përpoq të nënshkruante me Federico Bernardeschi në afatin kalimtar dimëror. Kishte bisedime serioze në dhjetor dhe janar, ku kuqezinjtë përpiqeshin të krijonin një marrëveshje shkëmbimi me Bianconeri.

Sport

01/03/2020 18:28

Drejtuesit e Milanit filluan të kuptojnë paraprakisht që hapësirat e ish-lojtarit të Fiorentinës në stadiumin ‘Allianz’ po fillonin të bëheshin gjithnjë e më të kufizuara dhe kështu ata propozuan një shkëmbim me Lucas Paqueta, e cila, megjithatë, nuk u materializua. Ishte një çështje e pagave dhe vlerësimeve të ndryshme të lojtarëve, me Juve që thoshte jo në dhjetor dhe ruajtën pozicionet e tyre deri në fund.

Por, kjo tentativë nuk ndalet. Bernardeschi mbetet një lojtar me të cilin Milani dëshiron të nënshkruajë verës, duke pasur parasysh edhe marrëdhëniet e shkëlqyera me agjentin e tij Beppe Bozzo, transmeton lajmi.net.

Një pikë e rëndësishme për transferimin e italianit në ‘San Siro’ mbetet të jetë menaxhmenti i Rossonerëve që do të punojë në tregun e transferimeve verore. Megjithatë, Bernardeschi mbetet dëshirë e madhe e klubit ikonik italian për verën që po vjen. /Lajmi.net/