Nuk ndalon 2 Ton, lanson klipin e radhës “Mama” nga këngët e albumit të ri

2 Ton është pothuajse njëri nga këngëtarët që publikon këngë shumë shpesh. Ai po vazhdon publikimin e këngëve me klipe nga albumi i ri, shkruan lajmi.net. Për herë të parë në karrierë,  ka realizuar album muzikor, të cilin e ka titulluar “Passion”. Albumi përbëhet nga 12 këngë, ndërsa pjesë e atij projekti është edhe kënga…

ShowBiz

06/06/2023 17:34

2 Ton është pothuajse njëri nga këngëtarët që publikon këngë shumë shpesh.

Ai po vazhdon publikimin e këngëve me klipe nga albumi i ri, shkruan lajmi.net.

Për herë të parë në karrierë,  ka realizuar album muzikor, të cilin e ka titulluar “Passion”.

Albumi përbëhet nga 12 këngë, ndërsa pjesë e atij projekti është edhe kënga “Mama”.

Vet ai është kujdesur për melodinë e kësaj kënge, si edhe e ka shkruar tekstin.

Unikbeatz është producent, ndërsa masterizimin e ka bërë Don Gima.

Sot, reperi e ka publikuar videoklipin muzikor të këngës “Mama”, të cilin e ka realizuar Bug Production./Lajmi.net/