Nuk ndalet Majk, përgatit befasinë e radhës për fansa

Majk ka pak ditë që publikoi projektin e ri me titull "Qikita".

ShowBiz

03/12/2018 14:07

Majk menjëherë pas publikimit të kësaj kënge, ka nisur punën për projektin e ri, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, reperi ka postuar një video, përmes së cilës ka treguar se ka nisur xhirimet për videoklip të ri.

Ai nuk ka preferuar të zbulojë më shumë detaje, por në video Majk la vetëm mbishkrimin “Së shpejti”.

Kujtojmë që kënga “Qikita” e publikuar tre ditë më parë, deri tani ka marrë afro 1 milion klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/