Nuk ndalet Lazio, kërkon transferimin e Draxler

Lazio mund të jetë skuadra e re e sulmuesit gjerman, Julian Draxler.

Sport

24/09/2020 12:32

Sipas ‘Il Corriere dello Sport’, Lazio janë të interesuar për anësorin e PSG-së, Draxler.

Gazeta bën të ditur se PSG kanë ofruar lojtarin tek Inter, Roma dhe Milan, duke kërkuar 15 milionë euro.

Pengesa e vërtetë për Lazion mund të jetë paga e gjermanit, që fiton deri në 7 milionë euro në sezon.

Draxler gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën Schalke dhe Wolfsburg.

Vlen të ceket se Lazio tashmë ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi./Lajmi.net/