Nuk ndalet kryeministri, ngjitet bjeshkëve bashkë me Anitën dhe fëmijët

Kryeministri Ramush Haradinaj këtë të diele ka vendosur të ecë bjeshkëve.

ShowBiz

10/03/2019 14:18

Kryeminstri Ramush Haradinaj bashkë me fëmijët dhe një grup personash, ka vazhduar me aktivitetet fizike, shkruan lajmi.net.

Ishte bashkëshortja e tij, Anita, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, ku shfaq kryeministrin me fëmijët dhe personat e tjerë që po e shoqërojnë atë këtë ditë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryeministri është ngjitur në majën e Belegut, ku pa nga afër garën e skive “Kupa e Gjeravicës 2019″. /Lajmi.net/