Nuk ndalet avokati i VV-së, Tomë Gashi – i quan gjyqtarët e Kushtetueses kriminelë

Avokat Tomë Gashi, i njohur për qëndrimet e tij pro Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur kriminel e të kërkuar nga Interpoli gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Leban, i cili është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë.

Lajme

30/05/2020 09:18

Atë po e kërkon shteti serb për të vuajtur dënimin me 6 vjet burgim.

Gashi ka thënë se Aktgjykimi nuk mbështetet në Kushtetutën e Kosovës, prandaj sipas tij nuk është as vendim legal e as legjitim.

Statusi i plotë i tij:

Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese me Gjyqtar kriminel te kerkuar nga Interpoli eshte i padrejt dhe i papranueshem.

Aktgjykimi nuk mbeshtetet ne Kushtetuten e Kosoves andaj nuk eshte as vendim legal e as legjitim.

A JEMI GATI PER PROTESTA!

DUAM ZGJEDHJE!