Nuk ndalet Atdheu i “Përputhen”, fotografohet në shoqëri të një tjetër vajze

Konkurrenti i programit siç duket po vazhdon daljet edhe jashtë emisionit.

ShowBiz

23/02/2021 23:03

Nuk ka shumë ditë që u publikua një fotografi e tij me një biondine e cila u cilësua si e dashura, shkruan lajmi.net.

Mirëpo së fundi është publikuar edhe një imazh ku ai shihet me një vajzë tjetër ku sipas fotografisë duken të afërt me njëri-tjetrin.

Edhe pse konkurrenti i emisionit por krijon një raport ‘serioz’ le të themi, me njërën nga vajzat e “Përputhen” Sarën më sa duket nuk i ndal edhe takimet e tjera.

Rikujtojmë se, takimi i Atdheut me Sarën ishte tejet romantik të cilët shijuan puthje por edhe në ‘Prime’ të dielën shkëmbyen puthje dhe përqafime me njëri-tjetrin, se çka do të ndodh me dyshen do shikojmë ditëve në vazhdim./Lajmi.net/