Nuk ndalen vetëvrasjet në Tiranë: Hidhet nga kati i katërt i ndërtesës, vdes 47-vjeçari

Vdekje e dhimbshme për një burrë në moshë të re, i cili në situatë ende të paqartë i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme duke u hedhur nga pallati.

Lajme

15/10/2019 23:06

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” të Tiranës, raporton noa.al.

Policia tha se dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetë-hedhur nga kati i 4-të i banesës ku jetonte, shtetasi Y. K., 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe thotë se po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ditët e fundit janë shënuar një seri vetëflijimesh dhe ky është rasti i katërt i vetëvrasjeve me hedhje nga lartësitë e objekteve ku kanë jetuar.