Nuk ndalën lëvdatat për Fury, edhe Lennox Lewis ka disa fjalë për të

Lennox Lewise ka ndjekur mega duelin ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury nga studio e “BT Sport Box  Office” dhe si shumica e audiencës, e ka dhënë Furyn si fitues.

Sport

02/12/2018 09:22

“Gypsy King” e dominoi këtë luftë duke boksuar thjeshtë dhe me shumë teknikë.

Ai u shmangej me shumë mjeshtëri goditjeve të rrezikshme të Wilder të cilat ai i lëshon me të djathtën e tij, shkruan lajmi.net.

Por, në fund, juria vendosi që ky duel të përfundonte pa fitues, me rezultatin baras. Ndaj këtij vendimi reagoi edhe ish kampioni botëror i peshave super të rënda, Lennox Lewis.

“Gjykimi i ndeshjes Wilder – Fury më kthen mbrapa në kohë, kur para 20 viteve u ndesha për herë të parë me Evander Holyfield. Kjo vetëm tregon se sa e vështirë është për një britanik të fitojë në Amerikë. Duartrokitje për Furyn i cili asnjëherë nuk dështon të më befasojë. Mbaje kokën lart” ka shkruar Lewis në “Twitter”.

Kujtojmë se 30 vjeçari ishte larg ringut të boksit për më shumë se 3 vite dhe u rikthye për të treguar një ndeshje madhështore kundër amerikanit Wilder. /Lajmi.net/