“Nuk mund të ndaloja së qari pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve”

Ish trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka pranuar se ai nuk ka mundur të ndaloi së qari pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në sezonin 2018/2019.

Sport

23/05/2020 08:36

Spurs pësoi një humbje 2:0 nga ‘Reds’ në finalen e zhvilluar në Madrid, në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’.

Ajo ndeshje i dha fund një aventure të paharrueshme për skuadrën e Tottenham në këtë garë, që në një ndeshje të pabesueshme kishte eliminuar Ajaxin në gjysmëfinale.

“Mendoj se është shumë e vështirë për të pranuar mënyrën se si shkoi ndeshja”, ka deklaruar Pochettino, përcjell lajmi.net.

“Unë isha i zhgënjyer. Ishte e vështirë të ndalosh së qari, të ndalosh së ndjeri keq”.

“Kur përgatiteni për tre javë me përgjegjësi dhe në mënyrën se si ne e bëmë dhe punuam, me gjithë stafin dhe lojtarët. Ne ishim shumë të përqendruar”.

“Unë mendoj se ishim të bindur dhe isha i bindur se finalja do të shkonte në rrugën tonë. Kjo ishte plotësisht në mendjet tona. Por askush nuk ishte i përgatitur që pas 30 sekonda të finales së Ligës së Kampionëve të pranoi atë”./Lajmi.net/