Nuk mund të mungonte urimi special i Buffonit për Juventusin pas përmbysjes spektakolare

Tifozët e futbollit kanë përjetuar një përmbysje sensacionale të martën mbrëma kur Juventus kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur 3:0 Atletico Madridin.

Sport

13/03/2019 18:58

Kampionët e Italisë edhe pse u mposhtën 0-2 në ndeshjen e parë në Madrid, arritën të përmbysin rezultatin, falë tri golave të Cristiano Ronaldos.

Pas këtij suksesi, lojtarët e Juventusit kanë marrë një urim special nga ish portieri i tyre, Gianluigi Buffon.

Ai e ka shpërndarë fotografinë e Giorgio Chiellinit në profilin e tij në Instagram nga festa e lojtarëve të Zonjës së Vjetër në zhveshtore.

“Urime të gjithëve! Një përmbysje e këtillë është diçka e jashtëzakonshme dhe mbresëlënëse. Shijojeni në maksimum. P. S. I madhi trajner Allegri”, ka shkruar Buffon në përshkrim./Lajmi.net/