Nuk mund ta besoni sa kushton veshja e Stresit (FOTO)
Reperi Stresi ka dhënë një shifër marramendëse për një veshje në prezantimin e tij në Kënga Magjike.

ShowBiz
Gjatë emisionit të mbrëmshëm në Top Show Magazine, gazetari dhe kryeredaktori i revistës ‘WHO’, Eraldo Rexho teksa ka qenë duke diskutuar në panel me Armand Pezën për mundësitë reale të vipave shqiptarë për të blerë fustane të shtrenjta, ka thënë se ka nga ato që marrin fustane borxh për të shkuar nëpër festa dhe kjo nuk ndodh dhe aq rrallë, transmeton lajmi.net.
“Ka edhe veshje të shtrenjta që kushtojnë mbi 5 mijë euro”, ka pohuar ai duke thënë se një nga personazhet e showbizit në Kosovë e ka blerë atë, por pa cituar emër konkret.
E kjo deklaratë e gazetarit ka bërë që reperi Stresi të reagojë me një status në Facebook, por se çfarë ka dashur të thotë reperi gjykojeni vetë. Ajo që kuptohet është se veshja e tij kushton 5560 euro dhe ora 70 mijë dollarë./lajmi.net