“Nuk mujta me hy me vjedhë në atë shtëpi, se këta e thirrën policinë” – Krahasimi interesant i Mustafës, për deklarimin e Kurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës kishte deklaruar se projektligji për Çmimet Tavan u pengua nga opozita duke u dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ndërkaq projektligji për Pagën Minimale u vonua 1 vit që të shpallet kushtetues. Për këtë Albin Kurti kishte fajësuar partitë opozitare. Në lidhje me këtë deklaratë, Besian Mustafa, deputet…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës kishte deklaruar se projektligji për Çmimet Tavan u pengua nga opozita duke u dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ndërkaq projektligji për Pagën Minimale u vonua 1 vit që të shpallet kushtetues.
Për këtë Albin Kurti kishte fajësuar partitë opozitare.
Në lidhje me këtë deklaratë, Besian Mustafa, deputet i LDK-së ka thënë në T7 se Kurti me këtë tha sikur “nuk mujta me hy me vjedhë në atë shtëpi, se këta e thirrën policinë”.
“A e dinë çka tha kryeministri, tha sikur një hajn me pa na kojshitë t’u dashtë me thy një shpi me hy me vjedh, edhe na me e thirr policinë – e ky po thotë unë nuk mujta me hy me vjedh atë shpi sepse këta e thirrën policinë”.
“Kryeministri tha 11 herë kam tentu me shkel Kushtetutën e këtij shteti e partitë opozitare shkojshin i tregojshin Gjykatës Kushtetuese hej po do Qeveria Kurti me shkel Kushtetutën e Gjykata Kushtetuese thojke jo ky ligj është anti-kushtetetues”, ka thënë ai.