Nuk morën leje, skuadra serbe e hendbollit nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Skuadra serbe RK Arilje është ndaluar në pikën kufitare në Jarinje, pasi nuk ishin të pajisur me leje.

Sport

01/03/2021 09:58

Skuadra serbe, RK Arilje kishte në plan që të vinte në Kosovë dhe të ndeshej me skuadrën nga Mitrovica e Veriut, RK Trepca, por u ndaluan nga autoritetet kosovare në pikën kufitare në Jarinje, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vet skuadra në rrjetin e tyre social, Facebok. Skuadra deklaroi se Policia e Kosovës nuk u ka lejuar të hyjnë pasi nuk kanë aplikuar për leje paraprakisht.

Sipas marrëveshjes së Brukselit, çdo aktivitet që planifikohet të ndodhë në Kosovë duhet të ketë lejen paraprakisht nga Ministria e Jashtme. Në bazë të marrëveshjes, Policia me profesionalizëm dhe përpikshmëri u ka ndaluar hyrjen skuadrës serbe.

RK Arilje deklaroi se ndeshja do të zhvillohet në një teren neutral në Serbi.

Më poshtë mund të shihni postimin e skuadrës hendbollistike, RK Arlije./Lajmi.net/