Nuk mjaftojnë 37 pikët e Anthony Davis – Lakers mposhten nga Phoenix Suns, i kthehen humbjeve

Los Angeles Lakers kanë ndalur serinë pozitive, me një humbje të pësuar në ndeshjen ndaj Phoenix Suns. Skuadra e LA Lakers është mposhtur me rezultatin 115:105, në përballje kundër Phoenix Suns, shkruan lajmi.net. Tre lojtarë të Lakers shkëlqyen në këtë ndeshje, me Anthony Davis që ishte më i miri, me 37 pikë të shënuara. Ai…

Sport

23/11/2022 08:18

Los Angeles Lakers kanë ndalur serinë pozitive, me një humbje të pësuar në ndeshjen ndaj Phoenix Suns.

Skuadra e LA Lakers është mposhtur me rezultatin 115:105, në përballje kundër Phoenix Suns, shkruan lajmi.net.

Tre lojtarë të Lakers shkëlqyen në këtë ndeshje, me Anthony Davis që ishte më i miri, me 37 pikë të shënuara. Ai shtoi edhe 21 kërcime, 5 bllokada e 5 topa të vjedhur, duke bërë një paraqitje monstruoze.

Mirë në këtë ndeshje bënë edhe Lonnie Walker IV, me 24 pikë, si dhe Russell Westbrook me 21 pikë.

Te Suns, më të dalluarit ishin Mikal Bridges dhe Devin Booker, të dy me nga 25 pikë të shënuara. /Lajmi.net/