Nuk më duhet Topi i Artë

Zlatan Ibrahimovic ka theksuar se nuk i duhet të fitojë Topin e Artë për t’u konsideruar si futbollisti më i mirë në botë. Ylli suedez realizoi golin e tij të tetë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Olympiakosit 2:1 në Parc des Princes të martën dhe barazoi…

Sport

28/11/2013 09:49

Zlatan Ibrahimovic ka theksuar se nuk i duhet të fitojë Topin e Artë për t’u konsideruar si futbollisti më i mirë në botë.

Ylli suedez realizoi golin e tij të tetë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Olympiakosit 2:1 në Parc des Princes të martën dhe barazoi rekordin e garës të ndarë nga Ruud van Nistelrooy, Hernan Crespo, Filippo Inzaghi dhe Cristiano Ronaldo.

Mirëpo, 32-vjeçari nuk brengoset për çmime individuale, përfshirë Topin e Artë.

“Është diçka që nuk e mendoj dhe është diçka që nuk është me rëndësi për mua”, deklaroi Ibrahimovic pas ndeshjes.

“Nuk më duhet të fitoj këtë çmim për ta ditur se jam më i miri”,  u shpreh ai. PSG u kualifikua tutje nga Grupi C pas fitores ndaj kampionit në Greqisë dhe Ibrahimovic ka filluar të mendojë për fazën e dytë.

“Synimi ynë ishte ta kalojmë fazën e grupeve dhe e kemi bërë këtë. Tani duhet ta presim shortin dhe të shohim se me kë do të luajmë, deri atëherë, do të stërvitemi shumë dhe të jemi gati për ndeshjen e radhës”, përfundoi ai.