‘Nuk kemi frikë nga Messi, Neymar dhe Suarez’

Trajneri i Ajaxit, Frank de Boyer ka thënë se skuadra e tij nuk ka frikë nga super-sulmi i Barcelonës, i cili është i përbërë nga Messi, Neymar dhe Suarez.

Sport

04/11/2014 16:18

Frank de Boer ka insistuar se skuadra e tij nuk do të ketë frikë në ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës, ku do të përballet me sulmin fantastik të kësaj skuadre.

“Ju çdo herë duhet të tregoni respekt për kundërshtarët tuaj, mirëpo kjo nuk do të thotë se ju duhet të frikësoheni nga ata”.

“Ne e treguam vitin e fundit (kundër Barcelonës) se mund të përballemi ndaj top-skuadrave. Unë dua të shoh vetbesim nga skuadra ime gjatë ditës së nesërme”.

“Gjëja më e rëndësishme është se ne po vazhdojmë të luajmë si skuadër e bashkuar, ndërsa një lojtar çdo herë qëndron afër Messit. Ne nuk do të frikësohemi nga Messi, Neymar dhe Suarez”, përfundoi de Boer.