Nuk kanë të sosur surprizat për Edin, shikoni çfarë i jep Ada pas vallëzimit romantik

Ada është kujdesur që rikthimi i Edit në program të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

ShowBiz

23/10/2021 22:23

Pas kësaj, të dy kanë shijuar një kërcim romantik.

Por nuk mbaroi e gjitha këtu. Ada i kishte sjellë një bluze me kapuç me një thënie dedikuar asaj që kanë kaluar së fundmi me Edin.

Dhe së fundmi kishte një kurorë që e ndau në dy pjesë duke i dhënë njërën prej tyre.

Ada i bëri të qartë se pjesën tjetër do e marrë kur ta meritojë vërtetë titullin “princ” nga ajo.