“Nuk kam pasur asnjëherë ftesë nga FSHF”, Duka reagon pas deklaratave të Granit Xhakës

Gjatë ditëve të kaluar, përfaqësimi i Zvicrës nga Granit Xhaka është bërë temë, pasi ky i fundit mohoi që ka refuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sport

19/01/2022 16:25

Zvicerani sa ishte drejtpërdrejt në “Instagram” tha se kur ishte 16 vjeç i është ofruar FSHF-së bashkë me Taulant Xhakën, por që asnjëherë nuk mori ftesë, shkruan lajmi.net.

Përpos kësaj, Xhaka tha se Lorik Cana ishte personi i vetëm që e ftoi të luante te Shqipëria, mirëpo nuk mori ftesë nga Federata Shqiptare.

Lidhur me këto deklarata, “Lajmi.net”, ka kontaktuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka që nuk pranoi të flas, por vetëm tregoi respekt për yllin e Arsenalit dhe familjen e këtij të fundit.

“Granit është një yll që na nderon ne shqiptarëve. Respekt për familjen Xhaka për kontributin e dhënë për Shqipërinë”, ishte përgjigja e Dukës.

Ndërkohë, kujtojmë, se Zvicra do zhvillojë miqësore me Kosovën në muajin mars, prandaj edhe do kemi mundësinë të shohim Xhakën dhe Xherdan Shaqirin të luajnë ndaj “Dardanëve”./Lajmi.net/