Nuk kam mbaruar

Roger Federer nuk ka mbaruar. Ish tenisti numër një në botë ka pranuar se viti 2013 është për tu harruar sa më parë – me vetëm tituj të turneve të vegjël dhe asnjë në Grand Slam – por ai është optimist për edicionin e ri. “Kritikat janë pjesë e sportit. Njerëzit në kohën e fundit…

Sport

30/12/2013 08:20

Roger Federer nuk ka mbaruar. Ish tenisti numër një në botë ka pranuar se viti 2013 është për tu harruar sa më parë – me vetëm tituj të turneve të vegjël dhe asnjë në Grand Slam – por ai është optimist për edicionin e ri.

“Kritikat janë pjesë e sportit. Njerëzit në kohën e fundit i kam dëgjuar duke thënë se kam mbaruar, dhe këtë e kam dëgjuar gjatë gjithë vitit”, deklaroi Federer nga Brisbane, në Australi.

“Por, nuk do të jenë kritikat ato që më bëjnë të ndalem, e dua tenisin dhe nuk dua ta lëshoj më asnjë mundësi”, shtoi ai. Nga ana tjetër, Federer i cili do të bëhet baba për herë të tretë rikujton se: “Tenisti është shumë i rëndësishëm në jetë por nuk është gjithçka. Gjithmonë e kam theksuar se kryesorja është familja ime”.