Nuk kalon Asociacioni i Komunave Shqiptare, opozita lëshoi seancën (Video)

Është mbajtur mbledhja e kuvendit komunal të Bujanocit, në seancën e së cilës opozita shqiptare PVD-PDSH, propozoi që si pikë e parë e rendit të ditës të jetë aprovimi i vendimit që Komuna e Bujanocit të jetë pjesë e Asociacionit të Komunave Shqiptare.

Lajme

16/09/2015 20:52

Kjo pikë e rendit të ditës është hedhur poshtë nga shumica e këshilltarëve të kuvendit komunalë, me ç’rast opozita e ka lëshuar seancën.

Shaip Kamberi nga PVD thotë se me këtë vendim, Jonuz Musliu e hedhë poshtë Asociacionin e Komunave Shqiptare, të cilin e kishte krijuar vetë në javën e kaluar.

Ndërsa, udhëheqësi i kuvendit komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, akuzoi opozitën shqiptare se po e bën punën e Serbisë. /Tribuna Channel/

YouTube player