Nuk ka përballje Ronaldo – Messi: Liga e Kampionëve sot sjell duelin interesant Juventus – Barcelona
Sot zhvillohen ndeshjet tjera të Ligës së Kampionëve dhe dueli kryesor është Juventus-Barcelona, ku Messi do të zbresë “në shtëpi” të Cristiano Ronaldos, i cili mungon sot për shkak të infektimit me koronavirus.

Sport
Këtë të mërkurë zhvillohen edhe tetë ndeshjet të tjera në Ligën e Kampionëve, të cilat janë mjaft interesante.
Ndeshja më e rëndësishme e kësaj nate është Juventus-Barcelona, e cila është duel i grupit G.
Në ndeshjet e para të dy ekipet kanë shënuar fitore, derisa sonte pritet që njëra apo tjetra ta forcojë edhe më shumë pozitën e parë në tabelë.
Juventus e luan ndeshjen pa Ronaldon, i cili është infektuar me koronavirus, derisa Messi pritet të jetë në fushë.
Shumë tifozë këtë ndeshje e kanë quajtur më herët si “El Clasico” në mes të Messit dhe Ronaldos, por që koronavirusi u bë shkak që ata të mos e shohin një duel të tillë, transmeton Metro.
Megjithatë, Juve dhe Barça kanë edhe ndeshjen kthyese në Camp Nou.
Ndeshjet tjera janë mjaft interesante, ku Lazio e Muriqit është mysafire në Club Brugge.
Dortmund pret Zenitin, Sevilla pret Rennes.
Më poshtë keni të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sonte.