“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – Shpalosen afishe para gjykates ku pritet të dalin 3 të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”. Kjo pankartë është shpalosur para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku për pak pritet të nisë seanca dëgjimore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Ky aksion simbolik është organizuar nga Kolektivi Feminist. Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, pritet…

Lajme

03/12/2023 09:33

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Kjo pankartë është shpalosur para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku për pak pritet të nisë seanca dëgjimore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Ky aksion simbolik është organizuar nga Kolektivi Feminist.

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, pritet të dalin para gjykatës nga ora 09:30.

Marshim për drejtësi për Liridonën është paralajmëruar për sot edhe në Tiranë.