Nuk ka më asnjë dyshim, ai është ‘Iron-Man’ në jetën reale |FOTO & VIDEO|

E besoni apo jo nuk ka rëndësi, por ai burrë mbi këtë aeroplan është Elon Musk - njeriu i cili qëndron prapa veturës 'Tesla' ai i cili po synon t'a pushtojë hapësirën.

Fun

14/08/2015 15:05

Nuk ndodhë shpesh që të shohim ndonjë njeri i cili nuk është profesionist, t’i bëjë këto akrobacione, duke qëndruar në këmbë mbi aeroplan. Por nëse jeni një miliarder tashmë i njohur më shumë për rreziqet që i ndërmerrni, një truk si ky i këtij lloji është diçka krejtësisht normale.
Elon Musk dhe bashkëshortja e tij Talulah Riley, së bashku me pjesën tjetër të ‘klanit Musk’ (vëllain Kimbal, nënën Maye dhe motrën Tosca), të gjithë së bashku kishin dëgjuar për klubin e sportit ekstrem që njihen për ecje mbi aeroplan, e që bazën e kanë në Londër, dhe vendosën që të udhëtonin të gjithë së bashku për tek ky atraksion… qëndrimi në këmbë mbi aeroplanin i cili ecë 130 Milje në orë.
E fotot të cilat ata i publikuan në instagram, nuk lënë vend për shumë fjalë, mjafton t’i shihni. /lajmi.net

Elon Musk and Talulah Riley on the wing of a plane

Elon-Talulah-Wing-Walking

Elon-Talulah-Wing-Walking

YouTube player