Nuk ka mashtrime me bileta nga aviokompanitë, thotë Lekaj
Këtë vit nuk ka pasur raste të mashtrimit të qytetarëve me bileta nga aviokompanitë.
Lajme
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, theksoi se nuk do ta tolerojë asnjë kompani që nuk është serioze e që mashtron qytetarët, të operojë në Kosovë.
Ai ka thënë se këtë vit nuk ka pasur raste të mashtrimit.
Sa i përket raportimeve se më 16 dhjetor ka pasur një rast të tillë, ministri Lekaj në një intervistë për RTK-në ka thënë se sipas informacioneve që ka marrë, aty nuk ka pasur mashtrime, por për shkak të problemeve teknike të aeroplanit.
Ministri Lekaj theksoi se nuk do ta tolerojë asnjë kompani që nuk është serioze e që mashtron qytetarët, të operojë në Kosovë.
Edhe zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës, nëpërmjet e-mailit, kanë thënë se vonesa që është bërë më 16 dhjetor ka ndodhur për shkak se avioni që është dashur të fluturojë, ka pasur probleme teknike.