“Nuk ka kohë për futboll” – Zviceranët kritikojnë ashpër “intervistat” e Xhakës në TikTok

Kapiteni dhe mesfushori me prejardhje shqiptare që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka është kritikuar së fundmi në Zvicër për “intervistat” e tij në rrjetin social, TikTok. Futbollisti i Arsenalit së fundmi ka hyrë “Live” në TikTok me një nga përdoruesit që numëron miliona pëlqime, Barrelo, duke bashkëbiseduar me të lidhje me disa çështje, shkruan lajmi.net. Gazeta…

Sport

31/03/2023 11:52

Kapiteni dhe mesfushori me prejardhje shqiptare që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka është kritikuar së fundmi në Zvicër për “intervistat” e tij në rrjetin social, TikTok.

Futbollisti i Arsenalit së fundmi ka hyrë “Live” në TikTok me një nga përdoruesit që numëron miliona pëlqime, Barrelo, duke bashkëbiseduar me të lidhje me disa çështje, shkruan lajmi.net.

Gazeta e madhe zvicerane “Blick” i ka cilësuar si të çuditshme këto veprime të Xhakës duke shkruar se Xhaka nuk është dashur të japë intervista të çuditshme, sipas tyre.

“Për t’u bërë futbollist, duhet të kesh nënshkruar diku, me Illuminati apo diçka tjetër. A është e vërtetë?”, i tha Barrelo Xhakës.

Një temë për të cilën merr vetëm të qeshura dhe tundje koke nga Xhaka, shkruan kjo gazetë.

Mes tjerash, “Blick” me theks të veçantë shkruan se ai “Nuk ka kohë për futboll për shkak të Tiktok”.

Granit Xhaka edhe më parë është përfshirë në video “live” në këtë rrjet social duke ndarë kohë me disa nga përdoruesit e famshëm shqiptar./Lajmi.net/