Nuk ka fitues të qartë në zgjedhjet parlamentare në Kroaci
Koalicioni “HDZ-Most” u shemb pas vetëm 5 muajsh ekzistence, mes mosmarrëveshjeve që kishin të bënin me postet politike, reformën e administratës publike dhe konfliktin e interesit.
Lajme
Sondazhi fillestar i zgjedhjeve të parakohshme që janë mbajtur sot në Kroaci kanë treguar se nuk do të ketë fitues të qartë, kështu duke hapur rrugën për pasigurinë më të madhe politike në shtetin më të ri anëtar të Bashkimit Evropian, transmeton Klan Kosova.
Aleanca katërpartiake e udhëhequr nga socialdemokratët besohet se do të arrijë të sigurojë 60 nga 151 vendet në Parlamentin e fragmentuar kroat.
Rivalja e saj konservatore “HDZ”, Union Demokratik Kroat, llogaritet të marrë disa vende më pak.
Disa analistë kanë parashikuar se qeverisë së ardhshme të Greqisë mund t’i duhen muaj për tu formuar.
Koalicioni “HDZ-Most” u shemb pas vetëm 5 muajsh ekzistence, mes mosmarrëveshjeve që kishin të bënin me postet politike, reformën e administratës publike dhe konfliktin e interesit.