Nuk ka fitues në ‘Santiago Bernabeu’

Ndeshja në mes Real Madrid dhe Real Betis nuk ka dhuruar fitues.

Sport

20/05/2022 22:56

Real Madridi ishin nikoqir i Betisit në ndeshjen e fundit të La Ligas, që përfundoi pa gola 0:0.

Të dy ekipet para kësaj ndeshje kishin arritur objektivat e tyre, andaj ky takim ishte pa ndonjë presion nga të dy palët, shkruan lajmi.net.

Real Madridi janë shpallur tash e disa xhiro kampion në ligën spanjolle, ndërsa Betisi kanë siguruar një vend në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm.

Takimi në mes tyre kishte raste të shumta, por nuk u konkretizuan nga asnjëra palë.

Kështu Real Madridi pas kësaj ndeshje do të përgatiten për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, derisa Real Betisi nuk do të luajë më ndeshje të tjera këtë sezon./Lajmi.net/