Nuk ka fitues në ndeshjet: Angli – Itali, Hungari – Gjermani
Ndeshjet e grupit 3 të Ligës A nuk na kanë dhënë fitues.
Sport
Nuk kishte gola në klasiken në mes Anglisë dhe Italisë, kurse Hungaria – Gjermania u mbyll gjithashtu baras, por 1:1.
Përveç golave në ndeshjen në mes Anglisë dhe Italisë kemi parë çdo gjë.
Ishin 90 minuta ku të dy skuadrat po kërkonin golin e fitores, por nuk e tundën rrjetën.
Protagonist në këtë takim ishin Aaron Ramsdale me pritjet e tij fenomenale si dhe Gianluigi Donnarumma në anën tjetër.
Skuadrat po kërkonin me ngulm të pakët një gol, por në vend ishin të dy portierët.
Pas këtij barazimi, Italia qëndron në vendin e parë me pesë pikë, kurse Anglia në pozitën e katërt me vetëm dy pikë.
Edhe takimi tjetër në këtë grup u mbyll pa fitues, por me dy gola që u shënuan në 45 minutat e parë.
Ishin fillimisht hungarezët që tunden portën e Manuel Neuer, në minutën e 8` me Nagy.
Por, gjermanët shënuan menjëherë në minutën e 9` me anë të Hofmann.
Pjesa e dytë kishte raste nga të dy kombëtaret, por golat munguan.
Me këtë barazim gjermanët ndodhen në pozitën e tretë ne tri pikë, ndërsa hungarezët në të dytën me katër gjithsej/Lajmi.net/