Nuk ka fitues në kohën e rregullt, Real Madrid – Atletico Madrid shkon në vazhdime
Ka përfunduar koha e rregullt në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Pas 90 minutave lojë derbi i Madridit u mbyll pa fitues, me rezultat të barabartë 1:1, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë në këtë takim nuk dhuroi lojë intensive. Real Madridi krijuan mundësi, por në shumicën e aksioneve loja e tyre ishte mjaft e lexueshme…

Sport
Ka përfunduar koha e rregullt në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Pas 90 minutave lojë derbi i Madridit u mbyll pa fitues, me rezultat të barabartë 1:1, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë në këtë takim nuk dhuroi lojë intensive.
Real Madridi krijuan mundësi, por në shumicën e aksioneve loja e tyre ishte mjaft e lexueshme nga kundërshtarët.
Atletico Madrid gjithashtu kërkonin golin, duke e gjetur në minutën e 19’.
Pas një mos koordinimi të mirë nga ‘Mbretërit’, nga pesëmetërshi realizoi Alvaro Morata.
Reali në pjesë e parë nuk arritën të barazojnë, kështu përfundoi 1:0 në favor të ‘rojiblancos’.
Pjesa e dytë më e mirë ishte për Real Madridin.
Ata filluan ta kontrollojnë ndeshjen dhe të kërkonin me ngulm golin e barazimit.
Po rridhte minuta e 79’ kur pasi Rodrygo dribloi lojtarët e Atleticos shënoi një supergol.
Kështu braziliani barazoi shifrat në 1:1.
Reali ishin të rrezikshëm në disa raste edhe me sulmuesin e tyre, Karim Benzema, por francezi nuk u tregua i saktë.
‘Topi i Artë’ kishte mundësi të artë, duke goditur bukur drejt portës së Atleticos, por bukur priti edhe Jan Oblak.
Mysafirët në anën tjetër po tentonin me kundërsulme që ta rrezikonin portën e Thibaut Courtois.
Antoine Griezmann kishe mundësi të mirë, njëherë ia priti Thibo, kurse në rastet e tjera goditi jashtë.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa fitues./Lajmi.net/