Nuk ka fitues në derbin mes Dritës dhe Ballkanit

Sot ka nisur xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës.

Sport

15/09/2021 17:51

Sot janë zhvilluar tri duele në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës, vëmendja kryesore ishte në Gjilan ku u përballen Drita dhe Ballkani, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes Dritës dhe Ballkanit është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Ishte një duel i baraspeshuar duke marrë parasysh cilësinë që kanë të dyja ekipet.

Përkundër rasteve që patën skuadrat, rrjetat nuk u tundën dhe kjo përballje u mbyll baras 0-0.

Pas këtij takimi Ballkanin është lider momentalisht me 8 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Drita në pozitën e dytë.

Në xhiron e pestë, Drita i shkon Drenicës ndërsa Ballkani e pret në shtëpi Llapin. /Lajmi.net/