Nuk ka fitues – Juventusi dhe Napoli ndajnë pikët

Juventusi dhe Napoli kanë mbyllur duelin e xhiros së 20-të pa fitues, duke ndarë pikët.

Sport

06/01/2022 22:38

Juventusi dhe Napoli kanë barazuar me rezultat 1-1.

Mysafirët zhbllokuan të parët sfidën me një gol të Dries Mertens në minutën e 23-të, gol me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Juventusi u kthye shpejtë me anë të Federico Chiesas i cili barazoi shifrat në minutën e 54-të të ndeshjes.

Goli i Chiesas – VIDEO

Pas golit të barazimit, përkundër tentimeve nga të dyja skuadrat, rrjetën mbetën të praprekura me rezultatin final 1-1.

Ky barazim i shkon përshtati më së shumti dy skuadrave nga qyteti i Milanos, të cilat shkëputen në pesë dhe gjashtë pikë nga vendi i tretë.

Napoli mbetet në pozitën e tretë me 40 pikë të mbledhura, gjersa Juventusi qëndron në pozitën e pestë aktualisht me 35 pikë të mbledhura. /Lajmi.net/