lajmi.net

Nuk ka afrim me PDK’në

Ardian Gjini thotë se AAK nuk ka kurrfarë afrimi me PDK’në, siç mendohet në opinion. Ai deklaron se partia e tij nuk është e interesuar që Kosova të shkojë në zgjedhje të përgjithshme në dimër, ngjashëm si në vitin 2010.

Lajme

26/09/2013 17:11

Ardian Gjini mohon të ketë afrim të partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me Partinë Demokratike të Kosovës, i supozuar se do të konkretizohej me një marrëveshje koaliconi në zgjedhjet nacionale të vitit që vjen.

“Jo”, thotë ai, kur pyetet nga lajmi.net.

A pritet që ta mbështesë Aleanca Qeverinë, në rast se asaj i rrezikohen numrat e nevojshëm në Kuvendin e Kosovës, me çka vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakoshme?

Nënkryetari i AAK’së thotë se partia e tij nuk është e interesuar që Kosova të shkojë në zgjedhje në dimër, ngjashëm si në vitin 2010.

“Do ta mbështesim Kosovën që zgjedhjet e përgjithshme të jenë të mira, të lira dhe të ndershme”.

“Nuk besoj se i ndihmojmë as Kosovës e as qytetarëve, e askujt tjetër, nëse shkojmë në zgjedhje në dimër, sikur në vitin 2010”, thotë ai, për lajmi.net.

Ardian Gjini thotë se në zgjedhejt lokale të 3 nëntorit, AAK sigurisht se gjatë balotazhit do të bashkëpunojë edhe me partitë tjera. Por, nuk thotë se me cilën parti, saktësisht, dhe nëse ajo do të jetë PDK, konkretisht.

“Mendojmë se do të shkojmë vetë. Mendojmë se do të fitojmë vetë shumicën e komunave”.

“Gjithësesi në nivelin komunal do të mund të ketë edhe bashkëpunim me partitë e tjera”.

26/09/2013 15:12

(Video: lajmi.net)

LM