Nuk jam dembel

Ylli i Barcelonës, Cesc Fabregas ka pranuar se është i hidhëruar me akuzat se është dembel në fushë. Ish kapiteni i Arsenalit ende nuk ka siguruar një vend si titullar në ekipin e gjigantit katalan, pas transferimit në klub më 2011, dhe rregullisht është zhvendosur nga mesfusha në sulm. Andaj, Fabregas, i cili ka shënuar…

Sport

28/12/2013 20:30

Ylli i Barcelonës, Cesc Fabregas ka pranuar se është i hidhëruar me akuzat se është dembel në fushë.

Ish kapiteni i Arsenalit ende nuk ka siguruar një vend si titullar në ekipin e gjigantit katalan, pas transferimit në klub më 2011, dhe rregullisht është zhvendosur nga mesfusha në sulm.

Andaj, Fabregas, i cili ka shënuar shtatë gola në La Ligë këtë sezon, është i hidhëruar nga komentet e medieve se në disa seksione të Nou Campit, tifozët nuk janë të kënaqur me angazhimin e tij në ekip.

“E di se kam atë reputacion dhe më hidhëron, sepse nuk ndalem së lëvizuri në fushë”, deklaroi Fabregas për të përditshmen sportive spanjolle AS.

“Ndoshta edhe shumë, sepse duke lëvizur aq shumë, duket sikur jam kudo. Ndoshta më vlerësojnë vetëm për golat, por në fund të ndeshjes kundër Villarrealit, që pranoj se ishte më e dobëta për mua këtë edicion, isha prapë i lumtur sepse luajta rol në aksionin që solli golin e dytë”, përfundoi ai.