Nuk ia tha emrin, këngëtari “shpërthen” në kritika ndaj Adi Krastës

Festivali i RTSH-së po kalon me shumë pakënaqësi nga ana e artistëve.

ShowBiz

23/12/2017 23:58

Këtë herë është Luiz Ejlli ai i cili ka reaguar ashpër ndaj prezantuesit Adi Krasta, shkruan lajmi.net.

Ai ka postuar sot 3 video, në të cilat kur është radha për duetin e Luizit me Rezarta Smajën, emri i tij nuk përmendet fare.

“Te dashur miq, poshte keni 3 video ku prezantuesi i festivalit te Rtsh-se, Adi Krasta, nuk ma thote emrin. Kjo ska ndodhur as ne kohen e Enver Hoxhes, cfare prapavije ka kjo??? Ky eshte nje skandal!”, shkruan Luizi në Facebook.

Se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/