Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Nuk i hapi për Shqipërinë e Kosovën, BE-ja nuk i hapë kufinjtë as për SHBA-të

16:25 | 30 Qershor 2020

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi të martën se do të rihapë kufijtë për udhëtarët që vijnë nga 14 vende.

Por, shumicës së nënshtetasve amerikan u është refuzuar hyrja për të paktën dy javë të tjera për shkak të, siç thuhet, “numrit të madh të rasteve me koronavirus”, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Qytetarët nga vendet e mëposhtme do të lejohen të hyjnë në 27 vendet anëtare të BE-së dhe katër vendet e tjera në zonën e udhëtimit pa viza Shengen: Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

BE-ja, së këndejmi, ka futur në listën e zezë edhe shtetin e Kosovës e Shqipërisë, duke mos lejuar udhëtimet nga vendet përkatëse në vendet me anëtarësim në union.

Vendet e konsideruara për listën e sigurt pritet gjithashtu të heqin çdo ndalim që ata mund të kenë për të udhëtuar në Evropë.

Më shumë se 15 milionë amerikanë vlerësohet se udhëtojnë në Evropë çdo vit.

Të dërguarit e BE në Bruksel kanë filluar një procedurë me shkrim në të cilën përfshihet lista e miratuar të martën, për sa kohë që nuk ka kundërshtime nga vendet anëtare të unionit evropiane. /Lajmi.net/