Nuk është më trajner i Ronaldos, ja çka thotë Allegri për portugezin

Massimiliano Allegri ka lavdëruar jashtë mase mentalitetin e Cristiano Ronaldos.

Sport

14/09/2019 09:01

Ronaldo duhet të jetë në muzgun e karrierës së tij, por 34-vjeçari nuk ka treguar shenja të ngadalësimit pasi u bashkua me Juven nga gjigantët e La Ligës Real Madrid në sezonin 2018-19.

Allegri ishte në krye kur Juve e transferoi Ronaldon në Torino sezonin e kaluar – fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë që shënoi 21 gola në Serie A dhe 28 në të gjitha garat pasi kampionët italianë fituan Scudetton e tetë radhazi, përcjell lajmi.net.

I pyetur për Ronaldon – i cili shënoi katër gola në ndeshjen e Portugalisë 5-1 ndaj Lituanisë për t’u bërë lojtari me më së shumti gola në historinë e kualifikueseve të Kampionatit Evropian – Allegri lavdëroi superyllin portugez.

“Forca e tij është në një nivel mendor”, tha Allegri. “Ai është 34 vjeç, ai ka fituar kampionate, tituj evropianë dhe topa të artë por ai vazhdon t’i japë vetes stimuj të rëndësishëm që bëjnë ndryshimin”.

“Teknika është thelbësore për të qëndruar në nivele të larta për shumë vite, por ndryshimi është bërë nga koka dhe profesionalizmi. Nëse preferoj të jem trajner i Ronaldos ose një talenti të ri? Ronaldo, pa dyshim”, potencoi ai. /Lajmi.net/