Nuk është më befasi, Verona është e mrekullueshme – mposht edhe Juventusin

Skuadra e Veronës po vazhdon të jetë befasia më e këndshme e këtij sezoni në Serie A.

Sport

08/02/2020 22:42

Hellas Verona ka arritur të marrë tri pikë edhe në ndeshjen kundër Juventus, duke fituar 2:1, para tifozëve të saj, shkruan lajmi.net.

Veriorët luajtën një lojë mjaft të mirë. Ata arritën që në 45 minutëshin e parë të mbajnë portën e paprekur, duke shkuar në pauzën 15 minutëshe me rezultatin 0:0.

Juventus arriti të thyente mbrojtjen e Veronës vetëm në minutën e 65’. Ishte Cristiano Ronaldo spektakolari, ai që fitoi duelin me Amir Rrahmanin dhe shënoi golin e epërsisë për Juventus, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, veriorët nuk qëndruar inferiorë dhe arritën t’i japin një goditje ‘Zonjës së vjetër’, duke barazuar rezultatin në minutën e 76’, me anë të Fabio Borinit.

Befasia e këndshme e këtij sezoni, Verona, gjeti golin e fitores në minutën e 86′, kur Giampaolo Pazzini u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Verona numëron 34 pikë dhe ngritët në pozitën e gjashtë në tabelën e Serie A, kurse Juventus mbetet me 54 pikë, por ruan kreun. /Lajmi.net/