Nuk është kolona tek pika kufitare “Dheu i Bardhë” apo në “Merdar”, është rruga për në Gërmi

Vikendet padyshim se i bëjnë njerëzit të kalojnë sa më shumë kohë me familje, por edhe jashtë qytetit.

Lajme

23/01/2022 16:51

E për prishtinasit por edhe më larg Parku i Gërmisë mbetet një nga vendet më të pëlqyera gjatë vikendit.

Edhe këtë të diele shumë prej tyre vendosën të shkojnë aty.

Por kolona të cilat po krijohen për të arritur deri në Gërmi janë shumë të gjata, transmeton lajmi.net.

Madje sot kolona ngjasoi me ndonjë pikë kufitare, aq shumë makina sa ishin renditur për të arritur në cakun e tyre./Lajmi.net/