Nuk është keq
Real Madrid barazoi 0:0 në udhëtim me Olimpic Xativan, skuadër nga liga e tretë e Spanjës, në ballafaqimin e parë të rrethit të katërt në Copa del Rey, por trajneri Carlo Ancelotti nuk është i brengosur. Yjet më të mëdhenj si Cristiano Ronaldo e Gareth Bale nuk u paraqitën fare por të tjerët si Karim…

Sport
Real Madrid barazoi 0:0 në udhëtim me Olimpic Xativan, skuadër nga liga e tretë e Spanjës, në ballafaqimin e parë të rrethit të katërt në Copa del Rey, por trajneri Carlo Ancelotti nuk është i brengosur.
Yjet më të mëdhenj si Cristiano Ronaldo e Gareth Bale nuk u paraqitën fare por të tjerët si Karim Benzema, Angel di Maria, Luka Modric e Isco nuk arritën të shënojnë as të paktën një herë.
Por, ky fakt nuk e brengos Ancelottin.
“Nuk brengosem që nuk kemi shënuar, ky ekip realizon shumë gola dhe do ta bëjmë këtë në ndeshjen e kthimit. Në mbrojtje kemi bërë një paraqitje të mirë, e kemi ruajtur ekuilibrin dhe nuk mendoj se luajtëm keq. Jam i kënaqur”, deklaroi pas ndeshjes Ancelotti.