Nuk është foto montazh: Pishinë në krye të hotelit (Foto)

 Hoteli "Marina Bay Sands" në Singapor ka tërhequr shumë turistë në njërin prej vendeve më të pasura në botë. Në krye të tij është një pishinë që ju lë pa frymë, dhe që në vetvete është një histori e mahnitshme. 

Bota

05/07/2014 23:37

Azia është vend i çudirave! Kontinenti më i madh dhe më i populluar në botë, pas disa shekujsh është kthyer në pozitën e vendeve më të pasura, i cili gjithmonë ka hipnotizuar evropianët, dhe me arsye.

Njerëzit e saj, ekzotika, kultura, diversiteti dhe çdo gjë tjetër, e kanë vënë atë në një vend të veçantë që kurrë nuk do të pushojë së tërhequri njerëzit për ta vizituar. 

Por Azia është shumë më tepër se kaq. Azia nuk ka vetëm të kaluar, ajo është edhe e ardhmja dhe më së miri këtë e provojnë shoqëritë e përparuara që shtrihen në gjirin e saj. 

Ky hotel në Singapor, një qytet-shtet, që në çdo statistikë të mundshme është në krye të listës së vendeve më të pasura në botë, është quajtur “Marina Bay Sands”, dhe pasi u hap para disa viteve është bërë në vetvete një tërheqje për turistët. Në atë janë investuar 5.7 miliardë dollarë, duke e bërë atë ndërtesë më të shtrenjtë në botë. 

Megjithatë, sot ne nuk do të flasim shumë për këtë hotel, por për diçka që është vendosur në kulmin e saj, diçka që është reklama më e mirë për këtë dhe për të cilin po flet e gjithë bota.

Ajo është një pishinë luksoze e cila mbart titullin zyrtar “Sands SkyPark Infinity Pool”. Jo rastësisht i është lënë ky emër pasi nga aty të krijohet iluzioni i pafundësisë.

Ajo shtrihet 150 metra mbi tri kullat e hotelit, përmes urës që i lidh ato, dhe po të shikoni në buzë të saj mund të shihni një pamje spektakolare të qytetit. 

Kur i shihni fotot, ju mendoni se njerëzit që janë në prag të rënies së tij në anën tjetër të humnerës, por se si ndihen njerëzit që janë duke notuar mbi të, vetëm ata mund ta ëndërrojnë. 

Një sistem i veçantë arrin të mbajë në qarkullim të vazhdueshëm ujin në pishinë, ndërsa në të njëjtën kohë arkitektura komplekse ka siguruar që sipërfaqja të qëndrojë mbi kullat, dhe të ketë një lëvizje të lehtë në rast të erës, në një lartësi 200 metra mbi tokë.

Pishina është e hapur për mysafirët e hotelit, kështu që nëse e keni ndërmend për të notuar në të, ju do të duhet që të siguroni një sasi të konsiderueshme të parave, sepse ky hotel nuk është i lirë, sikurse edhe i gjithë Singapori. 

Se si qëndron pishina mbi këtë hotel mund ta shihni në foton më poshtë.

(lajmi.net)