Nuk e shet as për një milion dollarë!

Presidenti i Uruguait, Jose Mujica, ka refuzuar ta shesë veturën e tij modeste “Volkswagen Beetle”, edhe pse homologët e tij nëpër botë shfrytëzojnë makinat zyrtare të tipit “Cadillac”; “BMW” dhe “Mercedess”, të blinduar.

Lajme

07/11/2014 16:52

Ai ka thënë se një sheik arab i ka ofruar për veturë një milion dollarë, por nuk ka pranuar ta shes, raporton BBC, transmeton lajmi net.  

Mujica, një njeri i afërt me popullin, e ka epitetin “presidenti më i varfër”, për shkak të sakrificës së tij të pabesueshme.

Ai ka thënë se nuk do ta shes veturën, sepse nuk do të dinte se çfarë të bënte me paratë e ofruara.

Nga 15 mijë dollarë sa janë të ardhurat e tij vjetore (neto), ai mbanë 1.250 për shpenzimet elementare, ndërsa të tjerat ua ndanë atyre që janë më të varfër se sa ai.

“Jetoj mirë me ato para. Më duhet, sepse e di se sa uruguaianë mbijetojnë me më pak se kaq”.

Mujica jeton me gruan e tij, që punon si senatore, në një shtëpi modeste, ndërsa pasuria më e vlefshme e tyre është vetura Volkswagen Bitle”, që në treg kushton rreth 2.000 dollarë.

Mujica ka ardhur në pushtet më 2010, dhe vendi i tij pre tre milionë e gjysmë banorësh konsiderohet si një ndër vendet më së paku të korruptuara në botë. /lajmi.net/