“Nuk e njohim Arben Vitinë, as kush është as çfarë paraqet”

Albert Krasniqi nga D+ thotë se partia në pushtet ka shfrytëzuar resurset shtetërore për qëllime politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lajme

15/10/2021 23:01

Thotë se qytetarët e Prishtinës nuk e njohin Arben Vitinë dhe programin e tij për Prishtinën por ‘shantazhohen’ nga fjalët e kryeministrit Albin Kurti për të.

“Ka pasur vendime të cilat kanë shkuar në drejtim të rritjes së përkrahjes për qëllime zgjedhore ose kjo mund të quhet si abuzim me resurse shtetërore për qëllime për përfitime zgjedhore”, theksoi Krasniqi në T7.

“E gjithë fushata ishte dizajnuar në atë mënyrë që të ishte fushatë e nivelit qendror bazua qysh nga slogani ‘bashkë-qeverisim’ narrativa që u përdor. Po ashtu fushata që u bë nga kryeministri për kandidatët”, theksoi ai.

“Ne sot akoma nuk e njohim Arben Vitinë, nuk e dimë kush është, çfarë paraqet, cili është vizioni i tij për Prishtinën por bazohemi vetëm në atë se çfarë na thotë z.Kurti që është një shantazh që i bëhet qytetarit të Prishtinës për të votuar z.Vitia”, tha Krasniqi.