“Nuk e kishin certifikatën e sigurisë” – Hajdarit i “djeg” mënyra se si hetuesit i siguruan provat për skandalin e Rezervave Shtetërore

Ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari është shprehur e indinjuar se si policët hetues dhe Prokuroria Speciale i kanë siguruar provat brenda dikasterin që ajo e udhëheq. Ajo tha se policët hetues i kanë marrë dokumentet e klasifikuara si sekret pa e pasur certifikatën e sigurisë, transmeton lajmi.net. “Mbi të gjitha të ashtuquajtura prova…

14/11/2025 15:50

Ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari është shprehur e indinjuar se si policët hetues dhe Prokuroria Speciale i kanë siguruar provat brenda dikasterin që ajo e udhëheq.

Ajo tha se policët hetues i kanë marrë dokumentet e klasifikuara si sekret pa e pasur certifikatën e sigurisë, transmeton lajmi.net.

“Mbi të gjitha të ashtuquajtura prova të Prokurorisë Speciale janë mbledhur jashtëligjshëm, përmes hetuesve që e kanë zbatuar urdhrin e Prokurorit Valdet Gashi i cili i ka dërguar në MINT pa certifikatë të sigurisë, kjo ndodhi me 1 gusht 2023, ku dy polic hetues pa certifikatë të sigurisë, pa leje për qasje në këto dokumente të klasifikuara si sekret, i kanë marr materialet brenda 1 ore në Departamentin e Rezervave Shtetërore duke u thirrur në autorizimin e Prokurorit të Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi. Ne në MINT kemi denoncuar hetuesit në Inspektoratin Policor dhe IPK ka hapur hetim dhe ka konstatuar shkeljen ligjore se dy policët hetues nuk ishin të pajisur me certifikatë sigurie të nivelit sekret.”

“Me datën 8 nëntor 2023, vet ky prokuror Gashi edhe pse ka pranuar vet se ishte në konflikt interesi, ka përpiluar raportin e mbylljes së rastit, duke i liruar policët hetues nga përgjigjësia penale që morën dokumentet sekrete pa certifikatë sigurie, pra zbatuan urdhrin e paligjshëm.”

“Lidhur me këtë, me 30 korrik 2025, nga MINT kemi kërkuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionet të hetoj dhe konstatoj këtë konflikt të pamohueshëm interesi.”

“Në anën tjetër, Agjencia për Informacione të Klasifikuara e ka bërë të qartë që askush s’mund të ketë qasje në informacion të klasifikuar pa certifikatën e sigurisë.”, tha ajo./lajmi.net/