“Nuk e di se si i bën ato gjëra” – Spalleti me fjalë të mëdha për Zhegrovën: Nuk do të duhet shumë kohë që ta kemi në formën më të mirë
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka ndarë fjalë të mëdha vlerësimi për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjes së tij në ndeshjen ndaj Torinos, e cila përfundoi pa gola. Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe dha një performancë të mirë, megjithëse nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Pas takimit, Spalletti…
Sport
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka ndarë fjalë të mëdha vlerësimi për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjes së tij në ndeshjen ndaj Torinos, e cila përfundoi pa gola.
Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe dha një performancë të mirë, megjithëse nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Pas takimit, Spalletti e përshkroi yllin kosovar si një lojtar inteligjent dhe kreativ, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të jetë në formën më të mirë, transmeton lajmi.net.
“Nuk do të duhet shumë kohë që ta kemi në formën më të mirë. Djaloshi është i mençur, por duhet ta luajmë lojën që i përshtatet atij,” tha Spalletti.
Tekniku italian shtoi se Zhegrova është një lojtar që mund të sjellë befasi në çdo moment të lojës.
“Ai mund të bëhet një ‘gjemb në anën tonë’, sepse ka atë çmendurinë për të provuar gjëra që ndoshta as vetë nuk e di si i bën,” u shpreh trajneri.
Spalletti foli edhe për mundësitë taktike që ka në repartin ofensiv, duke përmendur edhe bashkëlojtarin e Zhegrovës, Yildiz.
“Së bashku me Yildiz, kemi disa ‘municione’ në ato zona të fushës. Mund të luajmë me dy sulmues dhe ta provojmë këtë skemë. Openda është sulmues i parë ose i dytë, kështu që është e realizueshme. Edhe formacioni 4-3-3 është një opsion,” shtoi ai.
Pas ndeshjes, Zhegrova do t’i bashkohet kombëtares së Kosovës, pasi është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet e muajit nëntor – ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës./lajmi.net/