Nuk e bëri Mustafa, e bëri Lutfi Haziri: Nënkryetari i LDK-së viziton Haradinajn në Francë (Foto)

Përgjatë kohës që lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj po vazhdon qëndrimin e tij në Francë, personalitete të shumta politike dhe miq të shumtë kanë vizituar atë.

Lajme

01/03/2017 17:10

Kurse një ditë para se të dalë para Gjykatës në Colmar për seancën e radhës, Haradinajn e vizitoi i pari i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së Lutfi Haziri, bashkë me nënkryetarin e kësaj komune i cili vjen nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, Rexhep Kadriu, transmeton Indeksonline.

Bashkë me Haradinajn dhe Hazirin janë parë edhe miq të tjerë të cilët nuk kanë ngurruar që të vizitojnë të parin e AAK-së.

Duhet përkujtuar që Haradinaj po vazhdon të qëndrojë në Francë që nga data 4 janar me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia, e që nesër do të shqyrtohet edhe kërkesë e tyre për ekstradim të tij.