‘’Nuk dua të luaj këtu, dua të kthehem në shtëpi, ku nuk duhej të largohesha kurrë’’

Neymar dëshiron të bëjë një kthim sensacional në Barcelonë, vetëm dy vjet pasi u largua nga klubi për t'u bashkuar me Paris Saint-Germain.

Sport

19/06/2019 12:30

Kështu shkruan e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, e cila raporton se braziliani i ka bërë të qartë dëshirat e tij presidentit Nasser Al-Khelaifi.

Neymar i ka thënë presidentit të klubit francez: “Nuk dua të luaj më shumë te PSG, dua të kthehem në shtëpinë time, ku nuk duhej të largohesha kurrë”, përcjell lajmi.net.

27-vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim te Barca në javët e fundit, dhe ky zbulim i fundit hedh edhe më shumë spekulime në një transferim të mundshëm.

Nuk është vetëm Neymar i cili e do këtë lëvizje.

Gjigantët katalanas ‘po shqyrtojnë seriozisht’ rikthimin e anësorit, sipas ESPN, të cilët raportojnë se një transferim “mund të bëhet, por nuk do të jetë i thjeshtë”. /Lajmi.net/