“Nuk do ta transferoja Messin, as falas”

Presidenti i një klubi nga liga e dytë e Turqisë ka thënë se do ta refuzonte transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

01/03/2017 15:07

Presidenti klubit nga liga e dytë e Turqisë, Altinordu ka thënë se do ta refuzonte transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Kreu i klubit, Mehmed Seyit Ozkan ka insistuar se nuk do ta prishte strukturën e instaluar në klub edhe nëse do të bëhej fjalë për një futbollist si Messi.

“Edhe nëse Messi dëshiron të luajë falas, sigurt do ta refuzoja”, deklaroi ai për uebfaqen zyrtare të klubit, përcjell “lajmi.net”.

“Kam besim tek futbollistët tanë të rinj turq. Dua që ata të kenë mundësitë të luajnë”, theksoi Ozkan. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6